Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë mbrëmjen e së dielës zonën e Nartës, në hyrje të qytetit të Vlorës.
Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme, duke shkaktuar shqetësim dhe bërë të nevojshme ndërhyrjen e shërbimit zjarrfikës. Menjëherë pas njoftimit, efektivët kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur punën për izolimin e vatrës së zjarrit, me qëllim parandalimin e përhapjes së flakëve në sipërfaqe të tjera.
Deri më tani nuk ka informacion për shkakun e rënies së zjarrit. Ndërkohë, pritet që të zbardhen rrethanat e plota të ngjarjes.
