Një banesë dykatëshe është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të hëne në fshatin Mënik të Tiranës.
Paraprakisht raportohet për një zjarr të përmasave të mëdha, por fatmirësisht pa njerëz të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Ndërkohë zjarrfikëset shkuan në vendngjarje dhe bënë të munduar shuarjen e flakëve.
Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit.
Njoftimi:
Tiranë/Në fshatin Pezë Helmes, ka rënë zjarr në banesën 2-katshe në pronësi të shtetasit R. H. Shërbimet e zjarrfikses bën të mundur fikjen e zjarrit. Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.
Grupet hetimore po punon për sqarimin e plotë e rrethanave për të dyja rastet.
