Një zjarr i papritur është regjistruar në një shesh-pushim të një blloku pallatesh në lagjen “30 Vjetori” në qytetin e Beratit. Zjarri që ra në orët e vona të së martës, është pikasur nga banorët, të cilët të tmerruar nga tymi dhe flakët njoftuan zjarrëfikësit. Pas mbërritjes në vendngjarje,zjarrëfikësit mundësuan lokalizimin e flakëve të zjarrit që ishin duke depërtuar edhe afër një servisi motorrash dhe në një kohë të shkurtër u mundësua edhe shuarja e flakëve. Specialistët e Repartit Zjarrëfikës konfirmojnë se,zjarri ka qënë i qëllimshëm dhe në bashkëpunim me policinë po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Sipas specialistëve të Repartit Zjarrëfikës,persona të papërgjegjshëm kanë grumbulluar plehra e mbeturima të ndryshme,mes tyre edhe goma dhe i kanë vënë flakën brenda bllokut të pallateve. Ende nuk dihet shkaku i kësaj zjarrëvënie që paraprakisht mendohet të jetë vendosur për shkak të konkurencës,pasi zjarri rrezikoi përhapjen brenda servisit të motorrave që ndodhej shumë pranë renies se zjarrit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re