Skip to content

Zjarr masiv në afërsi të kodrave tē Parkut Arkeologjik të Apolonisë

zjarr ne fier

Një zjarr masiv ka rënë pak minuta më parë në afërsi të kodrave tē Parkut Arkeologjik të Apolonisë, në zonën e Fierit.

Sipas informacioneve paraprake nga vendi i ngjarjes, flakët kanë përfshirë kryesisht shkurre dhe bimësi dhe ullishte, ndërsa përmasat e vatrës së zjarrit duken të konsiderueshme, ndersa ka dhe banesa afër.

Në vendngjarje ka mbërritur zjarrfikësja e parë dhe pritet ndërhyrja për të vënë nën kontroll flakët dhe për të parandaluar përhapjen e tyre.