Ekipet e zjarrfikëseve dhe emergjencave civile të Bashkisë së Elbasanit janë duke u përballur me një zjarr të përmasave të mëdha në fshatin Gur i Zi, Njësia Administrative Labinot Mal.

Kodrinat e Cërrunjës dhe Gurit të Zi janë përfshirë nga zjarri kryesisht shkurre dhe bimësi të ulët, por edhe pyll me pisha.

Terreni i vështirë e bën të pamundur ndërhyrjen në këtë zonë me mjete zjarrfikëse dhe e gjithë puna është përqendruar me mjete rrethanore me ndihmën edhe të banorëve të zonës.

Me kërkesë të Bashkisë së Elbasanit, nisur nga situata emergjente është kërkuar ndërhyrja nga ajri e cila nuk ka vonuar, por zjarri vazhdon i ndihmuar edhe nga era.

Kryetari i Bashkisë Z. Gledian Llatja ndoqi nga afër situatën e vështirë me të cilën po përballen ekipet zjarrfikëse ndërsa i bëri thirrje policisë dhe prokurorisë të venë para ligjit autorët.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re