Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë këto momente në zonat periferike të Sarandës. Mësohet se zjarri ka rënë në fshatin Çukë me drejtim zonën malore të Metoqit. Forcat zjarrfikëse dhe ato policore ndodhen në vendngjarje.
Zjarr masiv në Sarandë, rrezik për zonën malore të Metoqit
