Skip to content

Zjarr në ‘Astir’/ Merr flakë pallati në ndërtim, digjet edhe një makinë

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Një pallat në ndërtim është përfshirë nga flakët ditën e sotme në zonën e Astirit në Tiranë.

 

Nga zjarri janë djegur panelet e pallatit në fjalë si edhe një automjet I parkuar aty pranë.

 

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për sqarimin e rrethanave.

 

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 06.08.2022, rreth orës 12:50, në rrugën “Teodor Keko”, në afërsi të një pallati që po ndërtohet, për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr.

Për pasojë janë djegur disa panele të pallatit dhe një automjet i parkuar, në pronësi të shtetasit A. M.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë