Në aksin rrugor Cërrik-Belsh, një automjet me drejtues shtetasin malazez L.L., 46 vjeç, është përfshirë nga zjarri, dyshohet për shkak të një defekti në motor.

Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, por si pasojë e flakëve janë shkaktuar dëme materiale.

Autoritetet kanë nisur hetimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko