Një zjarr ka rënë sot në njē banesë në lagjen “30-Vjetori” në Berat, pranë pjeshkores.

Drejtoria e Mzsh Berat mori njoftimin për zjarr nga banorët dhe nisi grupin e shërbimit dhe 2 mjete zjarrfikëse.

Pasi mbërritën në vendngjarje panë se ishte përfshirë nga flakët ballkoni i katit të tretë. Zjarrfikësit kanë shqyer derën e jashtme të banesës, pasi në njërën nga dhomat ndodhej një fëmijë në gjumë dhe në banesë nuk kishte asnjë njeri tjetër.

Pasi kanë nxjerrë vajzën jashtë banesës zjarrfikësit kanë neutralizuar flakën e zjarrit dhe në një kohë të shkurtër e kanë fikur zjarrin.

Në banesën në pronësi të shtetasit Ilir Mimani ka pasur vetëm dëme materiale dhe fatmirësisht nuk ka pasur asnjë person të lënduar.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re