Një zjarr ka rënë sot në një shtëpi në fshatin Rragam të Shkodrës dhe për pasojë, një 17-vjeçare ka pësuar djegie në trup.

 

Zjarri mësohet se ka ndodhur për shkak të defektit me linjën elektrike, ku një llampë ka shpërthyer.

 

Sipas informacioneve paraprake mësohet se vajza është paralizuar dhe e ka pasur të pamundur të lëvizte nga dhoma e saj e gjumit të njoftonte familjarët të cilët ndodheshin në pjesën tjetër të shtëpisë

 

17-vjeçarja e cila ka pësuar djegie të lehta, është dërguar në Spitalin e Tiranës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re