Një zjarr me përmasa të mëdha është shfaqur në fshatin Velçan në Berat.

Flakët e zjarrit kanë përfshirë një sipërfaqe të madhe pylli,ndërkohë që ndërhyrja drejt zonës së zjarrit është e pamundur me mjete.

Në vendngjarje kanë shkuar 3 mjete zjarrëfikëse por mungesa e rrugës ka bërë qē forcat të punojnë me mjete rrethanore dhe pompa uji shpine.

Në ndihmë të tyre kanë shkuar edhe banorët e fshatit. Zjarrëfikësit janë duke luftuar me flakët,për të kryer jo vetëm shuarjen e plotë të tyre por edhe për të shmangur riaktivizimin e vatrave të reja të zjarit që po favorizohen nga temperaturat e larta dhe era.

Raportohet nga vendngjarja se nga zjarri është djegur një sipërfaqe e madhe pylli, ndërkohë që shkaqet e zjarrit nuk dihen ende.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re