Skip to content

Zjarr në bregdetin e Kavajës, kryebashkiaku: Gjendja është alarmante

WhatsApp Image 2018 09 27 at 17.48.10

Zjarr masiv në kodrat me shkurre në zonën e Bardhorit në Kavajë,  pranë plazhit të Gjeneralit.
 
Sipas informacioneve, situata sipas banorëve dhe kryetarit të bashkisë së Kavajës Isa Sakja është alarmante, pasi  flakët i janë afruar rreth 15 metër banesave dhe rrezikon jetën e banorëve, dhe për këtë ato kanë kërkuar ndihmë.
 
Në dispozicion për të ardhë në ndihmë për shuarjen e flakëve është vënë një  helikopter Cougar i Forcave të Armatosura po kryen operacion nga ajri  për shuarjen e vatrave të zjarrit, pasi për shkak të terrenit por edhe furisë së zjarrit të ndihmuar nga era, mjetet zjarrfikëse nuk mund të bëjnë shumë.
 
Gjithashtu në terren janë edhe përfaqësues të institucionit të Prefektit të Qarkut Tiranë, të cilët po marrin masat e nevojshme për përballimin e situatës.