Mëngjesin e kësaj të diele, një makinë ka marrë flakë në garazhin e një godine në rrugën “Fadil Deliu” në Tiranë.

Për shkak të zjarrit të rënë poshtë në garazh, tymi është shpërndarë edhe në pallat, duke e bërë të rrezikshëm evakuimin e banorëve përmes shkallëve të pallatit.

Kësisoj zjarrfikësit kanë ndërhyrë përmes shkallëve lëvizëse për të nxjerrë prej banesave disa nga banorët që mund të rrezikonin, ndërsa një grup tjetër po punonte për shuarjen e flakëve në garazh.

Një moment i bukur, i kapur nga Faxnews, ishte pikërisht kjo e këtij zjarrfikësi që mban në krahë një foshnje të porsalindur. Foshnja është zbritur drejt sigurisë përmes shkallëve të makinës zjarrfikëse

Autoritetet po hetojnë për të zbuluar nëse zjarri që shkrumboi automjetin në garazh, ka qenë i qëllimshëm apo si pasojë e ndonjë shkëndije elektrike.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko