Një zjarr i madh shpërtheu sot në Institutin Indian të Serumit (SII), një fabrikë vaksinash në Pune.
Zjarri po shuhet nga 15 zjarrfikës, tha shefi i shërbimit zjarrfikës.
Tre persona u shpëtuan nga ndërtesa dhe shkaku i zjarrit nuk dihet ende.
Sipas informacionit të fundit, të transmetuar nga Times of India, pesë persona u vranë.
Informacioni se kishte të vdekur u konfirmua nga drejtori ekzekutiv i kompanisë Adar Poonawalla.
Zjarri nuk preku magazinat ku ndodhen rreth 50 milion doza të vaksinës COVID, as sektorët ku prodhohet ajo, njoftoi televizioni NDTV, duke cituar një burim nga instituti.
Instituti Indian i Serumit është prodhuesi më i madh i vaksinave në botë.
Aty planifikohen të prodhohen një miliard doza të vaksinës COVID këtë vit.
