Skip to content

Zjarr në Greshicë të Mallakastrës/ Dëme në ullishte, vreshta dhe bazën ushqimore të bagëtive

zjarri

Një vatër zjarri ka rënë mesditën e sotme në fshatin Greshicë të Mallakastrës.

Flakët të favorizuara nga era e fortë janë përhapur me shpejtësi duke përfshirë ullishte, vreshtari dhe bazë ushqimore për bagëtitë. Shërbimet zjarrfikëse kanë ndërhyrë menjëherë për të neutralizuar flakët ndërsa shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta.