Kati i tetë i një pallati në Tiranë është përfshirë pasditen e sotme nga flakët e zjarrit.

Blutë e Tiranës bëjnë me dije se  zjarri ka shpërthyer rreth orës 16:10, në rrugën “Reshit Petrela”, në afërsi të Ish-Stacionit të Trenit.

Shërbimet zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.

Ndërkohë që Shërbimet e Policisë po marrim masa për evakuimin e banorëve.

Sipas informacionit paraprak të policisë, nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Njoftimi i policisë

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 21.01.2025, rreth orës 16:10, në rrugën “Reshit Petrela”, në afërsi të Ish-Stacionit të Trenit, ka rënë zjarr në katin e 8-të të një pallati. Shërbimet zjarrfikës ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.

Shërbimet e Policisë po marrim masa per evakuimin e banoreve. Paraprakisht, ka vetëm dëme materiale.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re