Kati i tretë i një pallati në rrugën e Barrikadave është përfshirë nga flakët.

 

Sipas njoftimit të policisë nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale. Ndërkohë zjarrëfikësja është në vendngjarje dhe po punon për shuarjen e flakëve. Policia po heton për zbardhjen e ngjarjes.

 

“Më datë 22.03.2022, në Rrugën e Barrikadave, në katin e tretë të një pallati, ka rënë zjarr në banesën në pronësi të shtetases F. A., dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale. Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit”, njofton policia.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re