VLORË

Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në kodrën e Radhimës në Vlorë. Gazetari Enrik Mehmeti raportoi për “BalkanWeb” se zjarri ka përfshirë sipërfaqe të madhe me pemë dhe shkurre. (foto ilustruese)

Ndërkohë zjarrfikësit kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

Gjithashtu edhe forcat e policisë ndodhen në vend për të siguruar njerëzit. Paraprakisht dyshohet se zjarri është i qëllimshëm.

(m.k/BalkanWeb)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re