Një zjarr i madh ka rënë në kodrat e Vajkanit në Fier.

 

Flakët janë përhapur me shpejtësi të favorizuara edhe nga era e fortë.

 

Zjarri po shtrihet në një territor të gjerë ndërsa rrezikohen të digjen ullishte dhe pemë frutore.

 

Flakët janë në një zonë ku ka edhe banesa ndërsa pranë është edhe kisha e Vajkanit.

 

Në terren kanë zbritur të gjitha mjetët dhe efektivët e repartit zjarrfikës të Fierit.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re