Një person i ka vënë flakën ambienteve të jashtme të komisariatit të Elbasanit mbrëmjen e sotme.

 

Burime për Vizion Plus bënë me dije se  personi në fjalë ka ndezur zjarr pranë dritares së ankesave të qytetarëve e cila shërben dhe si zyrë informacioni.

 

Autori është një 40 vjeçar nga Mollasi, i kthyer nga Franca me probleme depresioni. Sipas policisë nuk është se ka pasur probleme me policinë por pa asnje shkak ka spërkatur me benzin dhe më pas i ka vënë flaken duke rrezikuar punonjesin e shërbimit. Autori është shoqërua në polici dhe më pas është shoqëruar për ndihmë mjekësore pasi janë shkaktuar plagë të lehta.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko