Skip to content

Zjarr në Kukës, era favorizon përhapjen e flakëve, digjen disa hektarë pyje

Një vatër e madhe zjarri u shfaq pak orë më parë në pyjet e fshatit Mamëz të Kukësit.

Burime për News 24 bëjnë me dije se era po favorizon përhapjen e vatrës së zjarrit, ndërkohë që retë e tymit kanë mbërritur mbi qytetin e Kukësit.

Në vendngjarje janë angazhuar grupe pune me punonjës të shërbimit zjarrfikës, pyjeve, banorë të zonës etj.

Terreni nuk lejon futjen e mjeteve zjarrfikëse ndaj dhe përpjekjet për izolimin dhe shuarjen e saj po bëhen me pompa shpine dhe mjete rrethanore.

Ende nuk ka informacion për shkakun por deri tani zjarri ka përshkuar disa hektarë me pyje dushku.

“”