Një stallë bagëtish është përfshirë nga flakët ditën e sotme në Lezhë. Burime bëjnë me dije se zjarri ka rënë në një stallë pranë “Urës me Harqe” dhe se nuk dihet shkaku apo rrethanat e ngjarjes.

Zjarrfikëset kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë per fikjen e zjarrit, gjithashtu dhe grupi hetimor po merret me sqarimin dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:
Lezhë/Informacion paraprak

Më datë 06.09.2021, rreth orës 15: 49, kemi marrë njoftim së në një stallë, në afërsi të “Urës me Harqe ” ka rënë zjarr.

Mënjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë shërbimet e Policisë dhe zjarrëfikses, ku po punohet për fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

(E.D/faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re