Një zjarr ka përfshirë magaznën e sfungjerit në rrugën Misto Mame në Kombinat.

 

Policia bën me dije se si pasojë e zjarrit ka pasur vetëm dëme materiale.

 

Zjarrëfikësit kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve.

 

“Tiranë/Informacion paraparak

 

Më datë 30.08.2022, në “Misto Mame”, ka rënë zjarr në një magazinë me materiale sfungjeri dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.

 

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

 

Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re