Gazetarja e Fax News, Ana Haxhimali ka zbardhur të tjera detaje në lidhje me zjarrin që përfshiu magazinën shtetërore në Lundër, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. (Lexo edhe)

Sipas burimeve të gazetares, dyshohet se përveç baterive të makinave që u dogjën në këtë zjarr, mund të jetë prekur dhe një seksion me materiale zgjedhore që ndodhej aty pranë.

Gjithsesi, gazetarja e Fax News thekson se kjo mbetet për t’u konfirmuar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po heton rrethanat e ngjarjes.

“Zjarri tashmë është neutralizuar. Aktualisht këtu shohim një autoambulancë dhe pak përpara u largua dhe zjarrfiksja. Burimet bëjnë me dije se në magazinë ka pasur arkiva të shtetit e mbushur me bateri makinash. Thuhet gjithashtu se nuk ka patur dëme materiale, përveç materialeve që ndodheshin në magazine.

Thuhet se mund të ketë patur dhe materiale zgjedhore, sepse dyshohet se në të njëtjin vend të ketë pasur materiale zgjedhore. Gjithsesi ende nuk është e konfirmuar. Presim detaje të reja nga autoritetet përkatëse, të cilat kanë mbërritur në vend ngjarje dhe po hetojnë. Dyshohet se nga flaket eshte perfshire edhe nje seksion ne te cilin ruheshin materiale zgjedhore, por mbetet për t’u konfirmuar”, raportoi gazetarja Ana Haxhimali nga vendngjarja.

Ne lidhje me ngjajren ka reaguar dhe policia: Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 15.07.2021, rreth orës 19:30, në Lundër, ka rënë zjarr në një magazinë, ku ka vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje ndodhen sherbimet e zjarrfikseve të cilat kanë vënë në kontroll flakët dhe po punojnë për fikjen e tyre.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit, ku paraprakisht dyshohet se zjarri ka ardhur nga nxehtësia e lartë të disa baterive.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re