Një vatër zjarri është shënuar në Moravë, afër kryqit.

 

Për izolimin e flakëve krahas shërbimit zjarrëfikës janë të angazhuar dhe 40 forca të ndërmarrjes së shërbimeve publike të Bashkisë së Korçës.Terreni i thyer malor e bën të vështirë ndërhyrjen e mjeteve zjarrëfikëse ndaj dhe për këtë nga ana e kësaj ndërrmarje janë angazhuar kaq shume forca me mjete rrethanore për të vënë nën kontroll zjarrin që ka përfshire një sipërfaqe jo të vogël me pisha dhe bimësi të ulët.

 

Zjarri sipas ekspertëve mendohet të ketë qenë i qëllimshëm. Policia në vendin e ngjarjes po heton për shkaqet e zjarrit në afërsi të pikës turistike në malin e Moravës.

 

Kjo është vatra e 4 e zjarrit në qarkun e Korçës për ditën e sotme.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re