Një vatër zjarri është raportuar sot në malin e Skërficës, në territorin e Bashkisë Delvinë, me rrezik përhapjeje drejt Bashkisë Gjirokastër. Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit (MZSH) Gjirokastër ka njoftuar menjëherë kolegët e MZSH Delvinë, të cilët kanë nisur një grup zjarrfikësish për të ndërhyrë në terren.
Sipas të dhënave më të fundit, zjarri vijon të jetë aktiv dhe në varësi të drejtimit të erës, mund të marrë përmasa më të mëdha, duke kërcënuar drejtpërdrejt pyllin e mbrojtur të Pikësit.
Duke marrë parasysh vështirësinë e terrenit dhe rrezikun e lartë për përhapjen e zjarrit në sipërfaqet pyjore të mbrojtura, autoritetet e konsiderojnë të domosdoshme një ndërhyrje emergjente nga ajri, për të shmangur dëmtime të parikuperueshme në zonën e mbrojtur.
