Skip to content

Zjarr në Maliq, flakët përfshijnë shkurre dhe barishte, forcat zjarrfikëse janë nisur drejt vendngjarjes

maliq zjarr

Një vatër zjarri është aktivizuar pasditen e sotme në fshatin Opar, në njësinë administrative Moglicë, Bashkia Maliq.

Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë përfshirë një sipërfaqe me shkurre dhe barishte, ndërsa ende nuk dihet përmasat e territorit të prekur.

Menjëherë pas njoftimit, forcat zjarrfikëse janë nisur drejt vendngjarjes.

Deri në këto momente nuk raportohet për banesa të rrezikuara apo persona të lënduar