Banesa e një të moshuari ka marrë flakë paraditen e sotme në lagjen ‘Donika Kastrioti, në Berat.
Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Eneida Petova. Mësohet se nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Nga pamjet e siguruara nga BalkanWeb, shihet që ekipet zjarrfikëse kane shkuar në vendngjarje, si dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Njoftimi i policisë:
Berat/Informacion paraprak
Rreth orës 12:00, në lagjen “Donika Kastrioti”, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit J.K., 73 vjeç dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë nga një defekt në linjën elektrike.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Lajmi në përditësim….
“”