Një zjarr i madh ka përfshirë një banesë në fshatin Hllomo, Bashkia Dropull, aty ku dyshohet se ka humbur jeten nje çift te moshuarish.
Mësohet se në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikësja ndërsa flakët po përhapen me shpejtësi pasi favorizohen nga era e fortë.
Burime të pakonfirmuara ende bëjnë me dije se në banesë jetonin një çift të moshuarish, të cilët kanë humbur jetën.
Fshati Hllomo ndodhet 3 orë larg nga Gjirokastra dhe përshkak se rruga është e armotizuar, zjarrfikëses i është dashur kohë të mbërrijë në vendngjarje.
Në këtë fshat mësohet se jetojnë një numër i vogël banorësh, të cilët kryesisht i përkasin minoritetit.
(E.H/Faxweb.al)
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
