Një zjarr ka rënë në një banesë në fshatin Ravonik vetëm pak kilometra larg nga qyteti i Korçës.
Mësohet se pronari i banesës se perfshirë nga flakët Berti Duçellari vuan nga probleme të shëndetit mendor. Burimet thanë se ka qenë pronari i ndërtesës ai që i ka vënë flakën banesës.
Nga zjarri e gjithë ndërtesa është përfshirë nga flakët duke shkaktuar dëme të mëdha. Për fatin e mirë reagimi i shërbimit zjarrëfikës ka qenë i menjëhershëm duke shuar flakët. Ndërkohë, policia po kryen veprimet për ngjarjen.