Skip to content

Zjarr në një banesë në Shkodër, zjarrfikësit ndërhyjnë për të shuar flakët

Një zjarr ka rënë në një banesë në lagjen Dudas të Shkodrës, gjatë natës. Mësohet se si pasojë e zjarrit janë shkaktuar dëme të mëdha materiale. Në vendngjarje, ndërhynë 5 zjarrfikëse, ndërsa flakët rrezikonin edhe përhapjen në banesë aty afër.

Shkak i zjarrit dyshohet të jetë bërë një shkëndijë elektrike si pasojë e instalimeve të vjetra në banesë. Gjithashtu në zonë ndodhej edhe policia. Ndërsa po punohet për zbardhjen  e plotë të ngjarjes