Një banesë në Tiranë është përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:31 në rrugën “Naim Frashëri”, ndërsa si pasojë e tymit, janë asfiksuar duke shfaqur probleme me frymëmarrjen burrë dhe grua, M.H dhe L.H.

Këta të fundit ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 01.01.2021, rreth orës 14:31 në rrugën “Naim Frashëri”, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit M.H. Si pasojë janë asfiksuar nga tymi duke shfaqur probleme me frymëmarrjen shtetasi M.H dhe bashkëshortja e tij L.H.,të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re