Skip to content

Zjarr në një banesë në Vlorë, reagon Policia e Shtetit: Ka vetem dëme materiale

Përfshihet nga flakët në banesë pranë shkollës 9 vjecare “Ismail Qemali” në Vlorë. Zjarrfikësja drejt banesës, në përpjekje për të shuar flakët.

Ne lidhje me rastin ne fjale ka reaguar dhe policia e shtetit qe ben me dije se zjarri ka rene ne nje banese ne katin e 6-te te nje pallati, ku ka vetem deme materiale.

Njoftimi

Vlorë/Informacione paraprake

Me datë 18.11.2021, ora 21:15, në lagjen “Isa Boletini”, Vlorë, në një banesë në katin e 6-të të një pallati ka rënë zjarr ku  ka vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

Vijon puna nga Grupi Hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

(E.H/Faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb