Një banesë është përfshirë nga flakët e zjarrit në zonën e Brrylit në Tiranë.

 

Sipas policisë menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, ndërsa policia ka evakuuar banorët.

 

Paraprakisht bëhet e ditur se banesa ka marrë flakë aksidentalisht, por për fat të mirë ka vetëm dëme materiale dhe nuk ka persona të lënduar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re