Skip to content

Zjarr në një banesë pranë Universitetit të Gjirokastrës, asfiksohen dy të moshuar

Një zjarr ka përfshirë një banesë në lagjen “18 Shtatori”, pranë Universitetit të Gjirokastrës, duke shkaktuar panik te banorët e zonës.

Dy të moshuar kanë mbetur të asfiksuar si pasojë e flakëve dhe tymit, ndërsa dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një bombol gazi.

Zjarrfikësit kanë ndërhyrë menjëherë për të vënë situatën nën kontroll dhe për të shpëtuar banorët. Fatmirësisht, nuk raportohet për viktima, por dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Autoritetet po hetojnë rrethanat e ngjarjes, ndërsa ngjarja risjell në vëmendje rrezikun nga përdorimi i bombolave të gazit në kushte të pasigurta.

Njoftimi i policisë:

Në katin e tretë të një pallati në lagjen “18 shtatori”, për shkak të shpërthimit të një bomble gazi ka rënë zjarr në banesën e shtetasit V. K.

Nga tymi janë asfiksuar çifti i të moshuarëve P. K., dhe A. K., të cilët u dërguan në spital ku po marrin ndihmën mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje shkuan forcat e Policisë dhe evakuan banorët e tjerë të pallatit.

Shërbimet zjarrfikëse bënë të mundur shuarjen e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

“”