Të paktën 9 persona, përfshirë tetë fëmijë kanë humbur jetën nga zjarri që shpërtheu në një fshat në provincën Sindh të Pakistanit.

Si pasojë e zjarrit 50 shtëpi u dogjën. Mediat lokale raportuan se zjarri shpërtheu në kuzhinën e një shtëpie në një fshat në rrethin provincial Dadu.

Banorët e fshatit deklaruan se nga zjarri kanë ngordhur 160 kafshë shtëpiake dhe kanë theksuar se është dëmtuar edhe toka bujqësore.

Banorët thonë se zjarrfikësit nuk kanë mbërritur në vendngjarje.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re