Një magazinë është përfshirë nga flakët në “4 rrugët e Shijakut. Nga të dhënat paraprake mësohet se në magazinën me pajisje elektrike janë shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Forcat zjarrfikëse ndodhen në terren dhe aktualisht po punojnë për shuarjen e zjarrit. Fatmirësisht nga zjarri nuk raportohet për persona të lënduar.

Deri më tani nuk dihen shkaqet e zjarrit ndërsa policia po heton.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re