16 persona humben jeten dhe nëntë të tjerë u plagosen pasi një zjarr shpërtheu në një godinë banimi në Dubai.

 

Zjarri përfshiu nje ndërtesë pesë katëshe në nje nga zonat më të vjetra të Dubait ku strehohen shume punëtorë, emigrantë dhe tregtarë.

 

Kombësia e viktimave ndërkohë nuk është bërë e ditur.

 

Shkaqet e renies se zjarrit mbeten te paqarta, por autoritetet thanë se ngjarja lidhet me mos përmbushjen e kushteve të sigurisë në ndërtesë.

 

Dubai ka një popullsi prej rreth 3.3 milionë banorësh, prej të cilëve gati 90 për qind janë të huaj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re