Një sipërfaqe rreth 200 metër katror është djegur paraditen e sotme në “Uznovë të Madhe”, në Berat, duke djegur 2 pemë ullinj.

Sipas policisë zjarri ka qenë i qëllimshëm.

Ka qenë pronari i tokës, Gramoz Asllani, ai që ka pikasur një njeri që i vinte zjarrin tokës së tij dhe ka njoftuar menjëherë zjarrfikësit dhe policinë. Mbërritja në kohë e shërbimeve zjarrfikëse ka bërë që zjarri të lokalizohet shpejt dhe të shuhet pa marrë përmasa të mëdha.

Si pasojë e zjarrit janë djegur dy pemë me ullinj dhe është shkrumbuar një sipërfaqe prej rreth 200 metër katror me shkurre e ferra. Në vendngjarje ka shkuar edhe policia, e cila po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit të zjarrvënies.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko