Një zjarr ka shpërthyer në një pikë mbushje bombolash gazi pasditen e sotme në “Myslym Shyri” në kryeqytet, sipas “News 24”.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forcat zjarrfikëse, ndërsa flakët rrezikojnë edhe disa ndërtesa që ndodhen përreth.

Aktualisht nuk dihen rrethanat e incidentit apo edhe dëmet e shkaktuara, ndërsa policia ka nisur hetimet.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re