Policia gjermane njoftoi se si pasojë e zjarrit në një qendër për azilantë në jug të shtetit ka humbur jetën një person.
Policia dhe zjarrfikësit janë lajmëruar të mërkurën rreth orës tre të mëngjesit për shpërthimin e zjarrit në godinën ku momentalisht janë të vendosur 163 persona. Nga policia theksuan se zjarrfikësit shpejtë e kanë vënë nën kontroll zjarrin i cili shpërtheu në një nga banesat.
Më pas thuhet se në banesën ku shpërtheu zjarri është gjetur një trup i pajetë, ndërsa 14 persona për shkak të asfiksimit janë hospitalizuar, ndërsa asnjëri nuk është në gjendje të rëndë shëndetësore, shkruan aa.
Identiteti i personave të pësuar ende nuk dihet, ndërsa hetimi do të tregojë për shkaqet e zjarrit. //.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re