Një zjarr ka rënë në ambjentet e jashtme të një servisi automjetesh në Vaun e Dejës.

 

 

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit.

 

 

Zjarri ka djegur plotësisht dy automjete të parkuara.

 

 

Policia po punon për përcaktimin e shkaqeve të zjarrit.

 

 

Vau i Dejës/Informacion paraprak

 

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në fshatin Dejë, Vau i Dejës, në ambientet e jashtme të një servisi automjetesh, në pronësi të shtetasit D. S., 44 vjeç, ka rënë zjarr dhe për pasojë janë djegur plotësisht, 2 automjete të parkuara.

 

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijon veprimet hetimore, për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re