Shkolla nr. 3 në Laç është përfshirë mëngjesin e kësaj të hëne nga zjarri.

 

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet që zjarri të jetë shkaktuar nga djegia e një kablli elektrik për shkak të një defekti në sistemin elektrik të shkollës.

 

Zjarri ka ndodhur në ambientet e brendshme të shkollës, duke nxirë edhe muret. Për shkak të flakëve, nxënësit dhe mësuesit në panik kanë nxituar të dalin jashtë.

 

Në shkollë kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe ato të policisë, të cilët po hetojnë për të zbuluar më shumë detaje rreth ngjarjes.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re