BERAT

Një zjarr në zonën e njohur si “Rezervat e shtetit” në lagjen “Çelepias” në Berat për pak sa nuk ka sjellë përfshirjen nga flakët edhe të disa banesave aty pranë.
Temperaturat e larta kanë bërë që flakët të përhapen shpejt, por fatmirësisht forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë në kohë dhe zjarri është mbyllur pa dëme në banesat pranë tij.

Berati.TV ju bën thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm dhe të mos nisin zjarre pasi rrezikojne jetët dhe pronen e njerëzve pranë tyre.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re