Skip to content

Zjarr në një spital në Stamboll, evakuohen rreth 40 pacientë

maketa tourkia

Një zjarr ka përfshirë çatinë e një ndërtese në Spitalin e Trajnimit dhe Kërkimit Koşuyolu, në lagjen Kartal të Stambollit, duke shkaktuar alarm në zonë.

Sipas agjencisë turke Anadolu, flakët shpërthyen në çatinë e një ndërtese shtesë të spitalit, e cila ishte bosh për shkak të punimeve të rinovimit. Zjarrfikësit ndërhynë për shuarjen e flakëve.

🇹🇷A fire has broken out at one of Türkiye’s largest cardiology centers in Istanbul.

The cause of the fire, potential casualties, and the extent of the damage remain unclear. https://t.co/Er1ja9gwQH

— The Caspian Post (@thecaspianpost) October 10, 2026

Ndërkohë, guvernatori i Stambollit bëri të ditur se 40 pacientë nga një ndërtesë spitali aty pranë u evakuuan si masë paraprake. Fatmirësisht, nuk raportohet për viktima.

Sipas mediave turke, pacientët u rikthyen më vonë në ambientet nga ku ishin larguar, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e zjarrit.