Skip to content

Zjarr në një spital për të moshuarit, 3 të vdekur dhe rreth 50 të plagosur

gjermani sd

Një zjarr i rëndë shpërtheu gjatë natës në një spital për të moshuar në Hamburg të Gjermanisë, duke lënë të paktën tre persona të vdekur dhe rreth 50 të plagosur, bëri të ditur policia më 1 qershor.

Tre viktimat janë identifikuar si pacientë të moshuar, të moshës nga 84 deri në 87 vjeç. Ndërkaq, autoritetet konfirmojnë se tre nga të plagosurit ndodhen në gjendje kritike për jetën.

Zjarri nisi rreth mesnatës në katin e parë të spitalit “Marienkrankenhaus”, ndërsa shkaktoi panik te pacientët dhe stafi mjekësor.

“Disa të moshuar me vështirësi në lëvizje u evakuuan përmes korridoreve nga zjarrfikësit,” tha zëdhënësi i zjarrfikësve, Lorenz Hartmann.

Sipas tij, zjarri u vu nën kontroll përpara se të përhapej më tej dhe të rrezikonte gjithë ndërtesën.

Policia e Hamburgut ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e zjarrit.