Një zjarr shpërtheu pasditen e kësaj të enjteje në një varkë turistike në plazhin Stegnon në Rodos të Greqisë
Mediat vendase shkruajnë disa nga 82 pasagjerët braktisën skafin duke u hedhur në det në momentin që shpërtheu flaka.
Të gjithë pasagjerët, të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore, janë nxjerrë menjëherë nga skafi që ndodhej në afërsi të bregut.
Oficerët e Autoritetit Portual të Rodos si dhe një degë e Shërbimit Zjarrfikës kanë shkuar në zonë për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit.
Shkaqet mbeten ende të paqarta.