Spitali i Sarandës është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në sallën e pajisjeve radiologjike. Dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një shkëndije elektrike

Ngjarja fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Policia sqaroi se dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një shkëndije elektrike.

Njoftimi i policisë:

Më datë 17.06.2022, rreth orës 08:30, në spitalin e Sarandës, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në sallën e pajisjeve radiologjike.

Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re