Ministria e Mbrojtjes ka bërë me dije se ka nisur një operacion nga ajri për shuarjen e vatrës së zjarrit në zonën e Pashalimanit.

Një helikopter i Forcës Ajrore i pajisur me mjetet e posaçme është pëfshirë në operacion dhe është nisur për në zonën që është përfshirë nga flakët.

Gjithashtu në një njoftim zyrtar, Ministria bën me dije se sipas raportimeve të deritanishme zjarri nuk rrezikon bazën detare të Pashalimanit.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re