Policia ka arrestuar mbrëmjen e sotme Arben Fejzollarin, fermeri i cili ndezi një zjarr në tokën e tij, por flakët i dolën nga situata dhe shkaktoi djegien e 10 hektarëve tokë në fshatin Vertop të Poliçanit.

Terreni ku ka rënë zjarri, pra në Poliçan të Beratit, është tejet i thepisur dhe pa rrugë, duke e bërë shumë të vështirë ndërhyrjen e zjarrfikësve.

Zjarri ka rënë në fillim në parcelat me ullinj pranë banesës dhe më pas është përhapur në të gjithë shpatin e kodrës.

Zjarri është duke përparuar me shpejtësi në pjesën e pasme të kodrës.ndërkohë që askioni për shuarjen e tij duket i vështirë për shkak edhe të errësirës.

Zjarr masiv në fshatin Vërtop në Poliçan, shkrumbohen plantacionet me ullinj, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme (VIDEO)

(E.H/Faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re